Tech

“Zëri i kombit” i përfshirë në skandalin seksual në BBC, pagoi adoleshenten për foto seksuale

Bashkëshortja e prezantuesit të BBC-së, Huw Edwards ka zbuluar se ai që cilësohet si zëri i kombit dhe ikonë e ekranit, është personi në qendër të skandalit seksual që ka mbërthyer transmetuesin publik britanik.

Huw Edwards akuzohet se ka paguar një adoleshente të pambrojtur 35,000 £ për të marrë në këmbim foto me përmbajte seksuale.

Vicky Flind lëshoi ​​deklaratën shokuese për bashkëshortin e saj 61 vjeçar, pak minuta pasi Scotland Yard hoqi dorë nga hetimi mbi akuzat. Ajo shprehet se Edwards “vuan nga probleme serioze të shëndetit mendor”, pas pretendimeve që u publikuan fillimisht në The Sun gjashtë ditë më parë.

Zonja Flind, e cila gjithashtu punon në TV, tha se babai i pesë fëmijëve “tani po merr kujdes mjekësor në spital ku do të qëndrojë për të ardhmen e parashikueshme“, ndërsa ajo kërkoi ruajtjen e privatësisë për familjen e saj.

“Unë po e bëj këtë kryesisht nga shqetësimi për mirëqenien e tij mendore dhe për të mbrojtur fëmijët tanë. Unë e di që Huw i vjen thellësisht keq që kaq shumë kolegë janë ndikuar nga spekulimet e fundit mediatike. Shpresojmë që kjo deklaratë t’i japë fund kësaj”, shkruan ajo.

Deklarata e saj u publikua në orën 18:00, por pati konfuzion pasi BBC tha fillimisht se Edwards, i cili njihet si prezantuesi që njoftoi kombin për vdekjen e Mbretëreshës Elizabeth dhe kurorëzimin e mbretit Charles, kishte dhënë dorëheqjen nga roli i tij si spikeri kryesor i lajmeve.

Por pak minuta më vonë korporata sqaroi se ai nuk kishte dhënë dorëheqjen.

Prezantuesi kryesor i BBC aktualisht po përballet me katër akuza të veçanta. Këto përfshijnë pagesën e një të reje rreth 35,000 £ për foto seksualisht eksplicite gjatë një periudhe tre vjeçare, thyerjen e rregullave të bllokimit të qëndrimit në shtëpi për të takuar një tjetër të re, dërgimin e mesazheve me përmbajtje zemra, simbole dashurie dhe puthje në drejtim të një 17-vjeçareje dhe kërcënimin me mesazhe të një personi në të njëzetat e hershme që ai e njohu nga një aplikacion njohjesh online.

Karriera:

Huw Edwards, i cili lindi në Bridgend të Uellsit jugor dhe u rrit në Llangennech, Carmarthenshire, iu bashkua BBC-së si praktikant në 1984.

Ai është një nga fytyrat më të njohura në televizionin britanik, pasi ka mbuluar ngjarjet e mëdha kombëtare, duke prezantuar edhe “News At Ten” të BBC-së. 61-vjeçari ka drejtuar programin kryesor të lajmeve të natës për 20 vitet e fundit, duke fituar reputacion si një spiker veteran i respektuar.

Në katër dekada karrierë në transmetuesin publik të Britanisë, ai ka mbuluar ngjarje historike, ku përfshihet funerali i Mbretëreshës së ndjerë në 2022 dhe së fundmi kurorëzimi i Mbretit Charles në maj të këtij viti.

Edwards po ashtu ka qenë në qendër të transmetimeve të drejtpërdrejta të zgjedhjeve, Jubileut të Diamanttë të Mbretëreshës në 2012 dhe Jubileut të Platiniumtë në 2022, dasmës së Dukës dhe Dukeshës së atëhershme të Kembrixhit në 2011, dasmën e Dukës dhe Dukeshës së Sussex-it në vitin 2018 dhe varrimin e Dukës së ndjerë të Edinburgut në vitin 2021.

Ai ishte gjithashtu zëri i BBC-së në Trooping the Color dhe Festivalin e Kujtesës. Edwards ishte njëherësh korrespondent i Westminsterit për 13 vjet dhe ka luajtur një rol kyç në raportimet politike të BBC-së.

 

 

#Zëri #kombit #përfshirë #në #skandalin #seksual #në #BBC #pagoi #adoleshenten #për #foto #seksuale

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button