Aktualitet

Alarmi për bombë në një shkollë në Tiranë, institucioni arsimor: I rremë! –

Në një shkollë të Tiranës u ngrit alarm i rremë për vendosjen e një bombe. Policia tha se njoftimi u mor në adresën e emalit të një shkolle private në zonën e Misto-Mames, ku thuhej në anglisht se në ambientet e shkollës ishte vendosur një bombë, e cila do të shpërthente për 43 minuta.

Më datë 21.02.2025, rreth orës 11:30, është marrë njoftim se në adresën e një shkolle private në zonën e Misto-Mames, ka ardhur e-mail i shkruar anglisht në të cilin thuhej se në ambientet e shkollës ishte vendosur një bombë, e cila do të shpërthente për 43 minuta.

Shërbimet e Policisë dhe Njësia Antieksploziv shkuan menjëherë në vendngjarje ku bënë evakuimin e nxënësve dhe stafit të shkollës.

Pas rreth 2 orësh nga marrja e këtij njoftimi, shkolla private njofton përmes një postimi në rrjetet sociale se alarmi ka rezultuar i rremë dhe se situata është nën kontroll, e qetë dhe në bashkëpunim të plotë me Policinë e Shtetit.

“Janë marrë të gjitha masat e sigurisë sipas protokollit në raste emergjence, pavarësisht se lajmi rezultoi i rremë”, njofton shkolla private.

Njoftimi i shkollës private:

Shkolla njofton të gjithë prindërit, nxënësit dhe dashamirët se situata është nën kontroll, e qetë dhe në bashkëpunim të plotë me policinë e shtetit. Janë marrë të gjitha masat e sigurisë sipas protokollit në raste emergjence, pavarësisht se lajmi rezultoi i rremë. Falënderojmë Policinë e Shtetit për gadishmërinë dhe profesionalizmin! Falënderojmë të gjithë stafin e shkollës si dhe prinderit tane për korrektësinë dhe bashkëpunimin!

#Alarmi #për #bombë #në #një #shkollë #në #Tiranë #institucioni #arsimor #rremë
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button