Tech

Gërvalla: Nuk mund të sillet Rama me Kosovën siç sillet përfaqësuesi i BE-së

Ministrja e Jashtme e Kosovës Donika Gërvalla në një intervistë ekskluzive për Euronews Albania komentoi përplasjen Rama-Kurti pas dërgimit të draftit për asociacionin në kancelaritë europiane nga kryeministri shqiptar.

Gërvalla u shpreh se kryeministri i Shqipërisë nuk mund të sillet me Kosovën si i dërguar i BE, pasi Kosova, Shqipërinë nuk e sheh si pjesë të skenës ndërkombëtare, por si shtetin motër.

“Nuk mund të sillet Rama me Kosovën siç sillet përfaqësuesi i BE se ne kemi qytetarë në të dyja anët e kufirit dhe jo vetëm duhet të forcojmë bashkëpunimin por mund të bëhemi shembulli më i mirë. Nuk i takon as kryeministrit të Shqipërisë dhe kryeministrave të vendeve të tjera në rajon të na tregojë ku duhet të qëndrojnë kryetarët e komunave të zgjedhur më votë.  Jemi mirënjohës për ata që përpiqen të kontribuojnë po kontributi nuk jepet duke anuluar mbledhje apo duke deponuar drafte në Berlin e Francë, por duke u ulur së bashku dhe duke gjetur zgjidhje që funksionojnë”, tha Gërvalla.

/f.stafa

#Gërvalla #Nuk #mund #të #sillet #Rama #Kosovën #siç #sillet #përfaqësuesi #BEsë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button