Tech

Mbledhja e Këshillit të Mandateve/ Mbërrin Dumani dhe prokurorja, të hënën Kuvendi seancë të posaçme

Ashtu siç ishte parashikuar që dje, sot do të mblidhet sërish Këshilli i Mandateve, ku do të diskutohet mbi kërkesën e SPAK për t’i hapur rrugë arrestimit të Arben Ahmetajt.

Mësohet se kreu i SPAK, Altin Dumani, bashkë me prokuroren Enkeleda Millonai u paraqitën në Kryesinë e Kuvendit, për të paraqitur para anëtarëve të Këshillit të Mandateve kërkesën e tyre për arrestimin e deputetit socialist, bashkë me ato që cilësohen si prova nga Prokuroria e Posaçme.

Sipas informacioneve të fundit mund të ketë një seancë plenare të posaçme të hënën, por pritet për t’u parë nëse do të ketë dy raporte për këtë çështje nga palët.

 

/f.stafa

#Mbledhja #Këshillit #të #Mandateve #Mbërrin #Dumani #dhe #prokurorja #të #hënën #Kuvendi #seancë #të #posaçme

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button