Aktualitet

Ikonat e futbollit, skaliten në muret e Stadiumit të Elbasanit –

Nga Artur Ajazi

Dy artistë, dy piktorë të apasionuar pas profesionit të tyre, Altin Dalipi dhe Arben Biqiku, kanë vendosur ti skalisin me penelat e tyre,  në muret e stadiumit “Elbasan Arena”, ikonat e ekipit të dikurshëm “Labinoti”.

Emrat e tillë si Ferdinand Lleshi, Bujar Gugunja, Mihal Gjika, Dhimiter Gjika, Kujtim Dalipi, Ardian Popa, Agalliu, Bilali, Shahini, Art Kovaçi, Jakupi, Kotorri, etj, janë pikturuar në muret rrethuese të stadiumit “Elbasan Arena”, pas një pune të gjatë dhe të lodhshme nga 2 piktorët e apasionuar Altin Dalipi dhe Arben Biqiku.

Në bisedë me ata meson mbi dashurinë për sportin, qytetin, emrat dhe figurat e mëdha që i dhanë aq shumë futbollit në 50 e ca vjet.

Ata shprehen se “duke parë që asnjë qytetar i qytetit te mirenjohur te Elbasanit, nuk reagonte për të treguar respektin dhe mirenjohjen e  ketyre ikonave te futbollit, vendosëm ti bëjmë dhe jetësojmë ata në muret e stadiumit të qytetit. Une  Altin  Dalipi dhe Arben Biqiku vendosem që këto  15 ikona të  futbollit, ti bëjme piktura murale  duke i treguar qytetit  të Elbasanit, që gjithmon ka patur, ka dhe do të ketë ikona  futbolli . Me ane te ketyre pikturave, ne artistët , tregojmë që Shqipëria, është e  varfër nga ekonomia, por jo  nga patriotizmi dhe dashuria për  njeri – tjetrin. Mendoj se gjëra të  bukura na presin”. 

Ekipi i futbollit “Elbasani”, sot është në kategorinë Superiore, dhe e ka nisur mbarë rrugëtimin drejt fitoreve, natyrisht duke patur mbështetje maksimale nga Bashkia e qytetit dhe personalisht nga kryetari saj Gledian Llatja.

Kjo iniciativë e tyre, ka marrë falenderime dhe përgëzime nga shumica e qytetareve të Elbasanit, qytet që shquhet për masivitetin e sportit të futbollit.

#Ikonat #futbollit #skaliten #në #muret #Stadiumit #të #Elbasanit
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button