Shpërthimi i fuqishëm në godinën e prokurorisë në Meksikë, vriten 3 policë, 10 plagosen

Tre oficerë policie u vranë dhe 10 persona të tjerë mbetën të plagosur nga një shpërthim i fuqishëm në godinën e prokurorisë në shtetin e Jalisco-s në Meksikë.
Guvernatori Enrique Alfaro e cilësoi sulmin një akt frikacakësh që tregoi edhe njëherë se çfarë janë në gjendje të bëjnë grupet e krimit të organizuar në Meksikë.
Sipas raportimeve të rrjetit lokal Televisa, shpërthimi ndodhi pranë një automjeti në të cilin po udhëtonin zyrtarët e sigurisë.
Shteti perëndimor i Jalisco është baza e operacioneve të kartelit “New Generation”, një nga grupet më të fuqishme të trafikut të drogës në Meksikë, i cili kontrollon një pjesë të madhe të vendit dhe është i përfshirë në luftime të përgjakshme me sindikatat e tjera të drogës.
/a.r
#Shpërthimi #fuqishëm #në #godinën #prokurorisë #në #Meksikë #vriten #policë #plagosen