Silva: Humbja nga Real Madrid nuk ishte poshtëruese

Manchester City humbi 1-3 nga Real Madridi dhe është jashtë Ligës së Kampionëve të UEFA-s.
Pas ndeshjes, Bernardo Silva konsideroi se fitorja e Madridit nuk ishte një “poshtërim”, por më se e merituar, transmeton Sport.
“Nuk do të thosha se ishte poshtëruese, por ata ishin shumë më të mirë, e meritonin ta fitonin ndeshjen. Nuk jemi as afër nivelit që duhet të jemi për të konkurruar kundër skuadrave të këtij niveli”, tha mesfushori, i cili kërkon zgjidhje për situatën.
“Jemi jashtë Premier League , Champions League. Ne nuk ishim as afër arritjes së qëllimeve tona të mëdha. Jemi shumë të zhgënjyer. Do të përpiqemi të gjejmë zgjidhje, do të punojmë çdo ditë dhe vitin e ardhshëm duam të jemi më të fortë dhe të luftojmë për këto gara. Kjo është ajo me të cilën ne i kemi mësuar njerëzit: të jemi konkurrues dhe të përpiqemi të fitojmë këto gara”, vazhdoi Silva.
Tani shumë prapa liderëve të Premier League, Liverpool , i vetmi trofe që Manchester City ka shanse reale për të fituar këtë sezon është FA Cup.
/ Sport/
#Silva #Humbja #nga #Real #Madrid #nuk #ishte #poshtëruese
gazetablic.com