Aktualitet

Rrëzoi tarifën e hyrjes së makinave në Nju Jork, Trump “vetëshpallet Mbret”, shpërndan kopertinën e “Time” –

Donald Trump e shpalli veten “mbret” pas përpjekjeve të administratës së tij për të rrëzuar tarifat e reja për shoferët në Manhattan, të cilat synonin të mblidhnin fonde për sistemin e vjetruar të transportit publik në qytet.

“Tarifimi i trafikut të rënduar është i vdekur” shkroi ai në Truth Social të mërkurën. “Manhatani dhe e gjithë New York-u janë shpëtuar. Rroftë Mbreti!”

Llogaria e Shtëpisë së Bardhë në X më pas ndau deklaratën e tij, së bashku me një kopertinë tallëse të revistës Time, ku shihej një portret i presidentit me një kurorë në kokë dhe mbishkrimin “rroftë mbreti.”

Në një letër drejtuar guvernatores së New York-ut, Kathy Hochul, të mërkurën, Sekretari i Transportit, Sean Duffy, paraqiti kundërshtimet e presidentit ndaj programit të tarifimit të trafikut, i pari i këtij lloji, duke pretenduar se zyrtarët federalë do të diskutonin me shtetin për “ndalimin e rregullt të operacioneve të tarifimit.”

Duffy e quajti programin “të gabuar dhe të padrejtë” si dhe një “shuplakë në fytyrë për amerikanët e klasës punëtore dhe pronarët e bizneseve të vogla.”

“Transporti publik është shtylla kryesore e New York City dhe jetik për të ardhmen tonë ekonomike — siç e di shumë mirë një njujorkez, si Presidenti Trump,” u kundërpërgjigj Hochul.

Që kur programi hyri në fuqi muajin e kaluar, trafiku i automjeteve në New York “ka rënë ndjeshëm dhe udhëtarët po arrijnë në punë më shpejt se kurrë,” tha ajo.

#Rrëzoi #tarifën #hyrjes #së #makinave #në #Nju #Jork #Trump #vetëshpallet #Mbret #shpërndan #kopertinën #Time
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button