Zbulohet kokainë në furgonin e linjës Berat-Zakyntho, dy persona në pranga –

Furgoni i linjës ndërkombëtarë Berat – Zakyntho, është kapur nga policia greke me një sasi lënde narkotike kokainë.
Konkretisht, punonjësit e policisë së Departamentit të Narkotikëve të Patras, duke shfrytëzuar informacione dhe prova, kanë lokalizuar dy të dyshuar në Rio, ku një shtetas shqiptar i ka dorëzuar një greku, dy çanta, ndërsa të dy më pas janë larguar me automjete në drejtime të ndryshme.
Policia ka ndaluar menjëherë të dyshuarit dhe gjatë kontrollit që u bënë, grekut i gjetën dhe sekuestruan tre pako me 159.3 gramë kokainë, ndërsa shqiptari i’u gjet një pako me 1 kg 44 gramë kokainë, një telefon celular dhe 6445 euro.
159.3 gramë kokainë ishin ndarë në tre pako dhe ishin fshehur me kujdes në një pako detergjenti lavanderie, ndërsa 1044 gramë kokainë u gjetën në kabinën e mjetit që drejtohej nga shqiptari. Mjeti i këtij të fundit rezulton furgon i linjës Berat – Zakyntho. Bashkë me shoferin, mësohet se janë ndaluar edhe pasagjerët, të cilët më pas janë lënë të lirë të largohen.
#Zbulohet #kokainë #në #furgonin #linjës #BeratZakyntho #persona #në #pranga
Java News