Televizionet shqiptare i kanë “ngritur traun” çdolloj llumi e deliranti –

Nga Dardan Malaj
Për disa K më shumë në Youtube, televizionet tona i kanë “ngritur traun” çdolloj llumi e deliranti!
Nga emisionet e mëngjesit deri në ato të politikës në mbrëmje. Pasojat janë graduale. Gjithnjë e më pak zëra të arsyeshëm. Më pak informacion i balancuar dhe analizë. Më pak modele frymëzuese. Më pak ide e alternativa. Më shumë vulgaritet, zhurmë dhe dhunë verbale.
Një shoqëri që i kthen në idhuj mashtruesit, që rri e dëgjon ti japin mend të pa shkollët e delirantët është e destinuar të jetë gjithnjë spektatore cirku ku prestigjatorët e hutojnë me klloun dhe numra shpejtësie.
Aftësia e llumit dhe delirantëve për tu shumëfishuar përmes hapësirës televizive është thjesht mbresëlënëse! Është detyrim dhe përgjegjësi publike e televizioneve që të “ulin traun” dhe të mos pranojnë të bien në nivelin e videove live nga tiktoku.
#Televizionet #shqiptare #kanë #ngritur #traun #çdolloj #llumi #deliranti
Java News