Aktualitet

Zvonimir Boban ‘shpërthen’ ndaj Theo Hernandez, kritika të mëdha ndaj tij

Ish-drejtori i Milanit, Zvonimir Boban, shpërtheu ndaj Theo Hernandez, i cili u ndëshkua me karton të kuq dhe ndikoi që Feyenoordi të kalojë tutje në Ligën e Kampionëve.

“Theo Hernandez e ka bërë këtë për vite të tëra, jam i habitur që askush nuk ia ka thënë tashmë këtë apo nuk e ka korrigjuar sjelljen e tij”, tha fillimisht Boban, transmeton Sport.

“Kartoni i dytë i verdhë është absurd. Është e pahijshme, josportive. Kjo nuk është hera e parë që francezi kritikohet për qëndrimin e tij dhe kjo mund të ndikojë në negociatat për zgjatjen e kontratës së tij. Që nga fillimi i sezonit ne kemi parë një Theo që nuk ka asnjë lidhje me lojtarin që e njihnim. Ai është vetëm kot”, përfundoi Boban.

/ Sport/



#Zvonimir #Boban #shpërthen #ndaj #Theo #Hernandez #kritika #të #mëdha #ndaj #tij
gazetablic.com

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button