Aktualitet

Primaret në Partinë Demokratike, 19 të vjetrit dalin direkt deputetë –

Mesnatën e së hënës ka përfunduar afati për dorëzimin e kandidaturave për procesin e primareve, proces i cili do të shërbejë për të përzgjedhur ekipin e deputetëve të PD-së në zgjedhjet e 11 majit.

Pothuajse i gjithë grupi parlamentar aktual ka hyrë në procesin e primareve, me përjashtim të deputetëve të Shkodrës, Helidon Bushati dhe Emilia Koliqi, si dhe deputetit të Durrësit, Ferdinand Xhaferi. Vetë Helidon Bushati ka deklaruar në rrjetet sociale se nuk dëshiron të jetë më deputet.

Në qarkun e Tiranës do të garojnë disa prej emrave më të njohur të PD-së në Parlament apo në Këshillin Bashkiak, ku bie në sy emri i Jorida Tabakut, e cila është deputete e Tiranës prej vitit 2013 dhe një prej figurave më të rëndësishme të PD-së.

Nga Këshilli Bashkiak i Tiranës kanë aplikuar për të qenë pjesë e primareve dhe për t’u zgjedhur deputetë mjeku Ilir Alimehmeti dhe Ilda Zhulali. Pjesë e primareve do të jetë edhe Andi Mustafaj, djali i themeluesit të PD-së, Besnik Mustafaj, i cili drejton departamentin “Brain Gain” dhe po punon në Njësinë 1 në Tiranë.

Në Durrës, në primare do të jetë Igli Cara, i cili në zgjedhjet lokale të vitit 2023 garoi për Bashkinë e Durrësit me mbështetjen e Sali Berishës. Gjithashtu, në Durrës do të garojë në primare edhe zëdhënësja e PD-së, Floriana Garo.

Nga grupi i kryetarëve të degëve që duan të garojnë për të qenë deputetë të PD-së, bie në sy se në Lezhë do të garojë ish-gjyqtari Gjin Gjoni, në Durrës Luan Hoti, në Tiranë Petrit Doda dhe në Elbasan Bledi Himci.

Megjithatë, primaret janë vetëm baza për përzgjedhjen e kandidatëve për deputetë, pasi lista përfundimtare do të hartohet nga kryesia e PD-së. Në përzgjedhjen e ekipit do të merret parasysh puna e secilit me diasporën, por edhe kontributi në betejën e PD-së kundër qeverisë.

Një pjesë e deputetëve të ardhshëm të PD-së dihen që sot, pasi 19 figura politike të rëndësishme të partisë nuk do të hyjnë në primare dhe do të jenë në vende të sigurta në listë, pasi janë drejtues politikë./Vizion Plus

DREJTUESIT POLITIKË NË PD

Sali Berisha

Flamur Noka

Edi Paloka

Jozefina Topalli

Belind Këllici

Albana Vokshi

Besar Xhaferri

Oerd Bylykbashi

Gazment Bardhi

Agron Gjekmarkaj

Luciano Boci

Flamur Hoxha

Xhelal Mziu

Ivi Kaso

Tomor Alizoti

Eno Bozdo

Tritan Shehu

Ina Zhupa

Bujar Leskaj

#Primaret #në #Partinë #Demokratike #të #vjetrit #dalin #direkt #deputetë
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button