Life Style

“Bum” turistësh këtë verë, Rama ndan pamjet nga pikat kufitare: Po na ‘pushtojnë’ nga qielli, deti dhe toka

Tashmë që sezoni veror ka nisur, të shumtë janë turistët që zgjedhin vendin tonë për të pushuar. Kryeministri i vendit Edi Rama ka postuar mëngjesin e sotëm pamje të pikave doganore.

“Portat tokësore të Shqipërisë Turistike, pikat tona doganore, presin të buzëqeshura turistët e panumërt që po “pushtojnë” vendin tonë të bekuar nga qielli, deti dhe toka. *Hani i Hotit, Murriqan, Kakavijë, Kapshticë, Qafë Thanë dhe Qafë Botë”, shkruan kreu i qeverisë.

Këtë vit kanë qenë edhe mediat e huaja më të njohura ato që i kanë kushtuar artikuj Shqipërisë turistike, duke promovuar plazhet, malet dhe shumë zona që sipas tyre janë ideale për pushuesit dhe me kosto shumë të mirë.

/a.r

#Bum #turistësh #këtë #verë #Rama #ndan #pamjet #nga #pikat #kufitare #pushtojnë #nga #qielli #deti #dhe #toka

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button