Aktualitet

U plagos në kokë nga i dashuri, Anila Ndoka dërgohet në spitalin e Traumës në gjendje të rëndë –

Anila Ndoka, 44-vjeçarja që u plagos nga i dashuri i saj këtë të martë në Shkodër është dërguar në Spitalin e Traumës pasi ndodhi në gjendje të rëndë për shkak të plagëve që ka marrë në kokë.

Sipas burimeve policore mësohet se e gjithë ka ndodhur brenda një automjeti, ku është gjetur pa shenja jete 34-vjeçari Kolë Manaj dhe e plagosura Anila Ndoka. Ajo është dërguar në spital në gjendje shumë të rëndë për jetën.

Dyshohet se 34-vjeçari e ka qëlluar bashkëjetuesen e tij me plumb në kokë teksa ndodheshin brenda automjetit tip “Tiguan” në pronësi të Anila Ndokës.

Mësohet se Anila Ndoka është nënë e 3 fëmijëve nga martesa e mëparshme, përkatësisht 20, 18 dhe 9 vjeç.

#plagos #në #kokë #nga #dashuri #Anila #Ndoka #dërgohet #në #spitalin #Traumës #në #gjendje #të #rëndë
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button