Life Style

VIDEO / Në përkujtim të shkrimtarit, përmes trashëgimisë letrare që na la Dritëro Agolli – JavaNews.al

Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit ka përkujtuar këtë shkurt shkrimtarin Dritëro Agolli. Studiuesit u mblodhën për të rrëfyer pak nga trashëgimia letrare që la në gjuhën shqipe autori i dhjetëra poezive dhe prozave letrare, shkruan A2 CNN.

Pas dorëshkrimeve dhe letrave të dashurisë në shtëpinë-studio të Dritëro Agollit, edhe Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit e ka përkujtuar si thesar shkrimtarin që la vepra letrare në gjuhën shqipe. Si kjo përkujtesë, po ashtu edhe letrat e dorëshkrimet origjinale të shkrimtarit, të ekspozuara në shtëpinë e tij, janë të vizitueshme nga turistët, dhe vijnë në kuadër të nderimit pasi autorin Agolli e humbëm fizikisht më 3 shkurt të 2017-ës.

Rileximi dhe studimi i veprave të tij është mesazh i fuqishëm që përcollën studiuesit nga Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit.

Edhe të pranishmit lexuan jo pak nga trashëgimia letrare që na la Dritëro Agolli.

#VIDEO #Në #përkujtim #të #shkrimtarit #përmes #trashëgimisë #letrare #që #Dritëro #Agolli #JavaNews.al
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button