Sport
Barcelona i bashkohet Realit të Madridit në krye të La Ligës, Levandovski i mjafton përballë Rajo Vajekanos –

Gara për titullin kampion në La Liga sa vjen e bëhet më emocionuese. Barcelona ka marrë 3 pikët mbrëmjen e sotme, duke iu bashkuar Realit të Madridit në krye të renditjes së kampionatit. Katalanasit kanë mposhtur minimalisht 1-0 Rajo Vajekanon.
Levandovski i ka mjaftuar Barçës për të dalë me 3 pikë nga fusha e lojës. Sulmuesi polak u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë në minutën e 28, kur shënoi golin e vetëm të këtij takimi. Barcelona shkon në kuotën e 51 pikëve, po aq sa Reali i Madridit dhe 1 më tepër se sa Atletikoja e Madridit./Sport Ekspres/
#Barcelona #bashkohet #Realit #të #Madridit #në #krye #të #Ligës #Levandovski #mjafton #përballë #Rajo #Vajekanos
SportExpress