“Teksa bufi zien…”, Rama tregon se kur do të shpërndahet bonusi për pensionistët dhe ndalet tek integrimi: Dy letra… –

Pas shtyrjes së dhënies së bonusit të pensionistëve, kryeministri Edi Rama, në rubrikën ‘Sy m’sy’, ka zbuluar se do të jepet në pranverë, por nuk ka dhënë një datë specifike.
Kreu i qeverisë tha se bonusi është depozituar në Bankën e Shqipërisë dhe se do të lëvrohet në pranverë.
“Unë nuk kam thënë kurrë që bonusi i pensionistëve jepet në shkurt, kam thënë kemi një bonus pranvere. Nuk ka nevojë të ta them unë se pranvera ka ardhur në shkurti, bonusi do të jepet në Pranverë. Është depozituar në BSH dhe do të lëvrohet në pranverë. Kur fillon pranvera? Pyet se ta thonë. Dhe pastaj nuk e di ku lidhet bonusi me spiun, armikun dhe tradhtarin,. Sikur të gjithë spiunët, armiqtë, e tradhtarët të ishin si unë do kishin shpëtuar nga armiqtë, tradhtarët dhe spiunët”
Kryeministri u ndal edhe tek integrimi europian:
“Brenda mandatit të 4 të ngremë flamurin kuqezi në majën e shumënderuar dhe shumë dëshiruar të BE. Këtu jemi për pyetje përgjigje por na kanë ardhur dy letra për të hapur dy grupkapituj të tjerë. Është shpejtësi e jashtëzakonshme e ecurisë së negociatave se Shqipëria po i përmbush me hapa të shpejta ndërkohë që këtu zien kazani me bufin e kënetës duke u fryrë zjarreve të mundshme të të shkuarës që do të shuhen të gjitha dhe 11 maji do të jetë fundi i historisë së një kënete me një buf që ka marrë peng opozitën shqiptare dhe i rri si një hije e një mallkimi që prej 1912 mbi kokë”.
#Teksa #bufi #zien #Rama #tregon #kur #të #shpërndahet #bonusi #për #pensionistët #dhe #ndalet #tek #integrimi #letra
Java News