Aktualitet

Po përhapni frikën tek prokurorët –

Ish-ministri i Jashtëm në qeverisjen e PD, Aldo Bumçi dhe analisti Dritan Hila u përfshinë në një debat mbrëmjen e së hënës në emisionin “Open” në News24, me moderatore Eni Vasili për protestën e organizuar gjatë seancës për kryebashkiakun Erion Veliaj në GJKKO.

Bumçi fajësoi policinë e shtetit si dhunuese në disa raste të përfaqësuesve të opozitës, duke iu referuar rastit të ish-presidentit Ilir Meta, Abi Malltezin, dhëndërin e kreut të PD.

Ndërsa analisti Dritan Hila e ka cilësuar protestën e organizuar nga opozita të dhunshme, duke rikujtuar hedhjen me molotov dhe flakadanët hedhur në selinë e PS dhe godinën e kryeministrisë.

Aldo Bumçi: Kjo polici dhunoi ish-presidentin, kjo polici

dhunoi Abi Malltezin, tani duan të përhapin frikën te prokurorët e gjyqtarë.

Dritan Hila: Po molotovët te selia e PS, po djegia e kryeministrisë, kush jeni ju që keni të drejtë të jepni mesazhe me molotov, i bie të jeni banditë?

Me banditë jepni mesazhe, të paska marrë erzin policia për goditjen e makinës, po ju godisni me molotovë selinë e partisë më të madhe dhe nuk e keni problem.

#përhapni #frikën #tek #prokurorët
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button