Aktualitet

Meritë e përpjekjeve të një populli që nuk u dorëzua kurrë! –

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, me rastin e pritjes shtetërore për 17-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, është shprehur se Shqipëria do të jetë gjithnjë pranë Kosovës duke e mbështetur në çdo iniciativë, në organizata ndërkombëtare, rrugën drejt BE-së dhe njohjet e reja.

Nga Kosova, Begaj tha se Pavarësia e Kosovës është testament i qëndresës, amanet i shenjtë, ngadhënjim i sakrificës dhe besimit në të drejtën e një populli autokton për të jetuar i lirë, me dinjitet dhe në një shtet të barabartë mes të barabartëve.

Kreu i shtetit, kërkoi nga BE që të heq sanksionet ndaj Kosovës dhe u bëri thirrje shteteve anëtare që nuk e kanë njohur Republikën e Kosovës ta bëjnë këtë.

“Ne besojmë se Evropa e Bashkuar është destinacioni ynë strategjik dhe jetik, është një projekt në shërbim të paqes, demokracisë, sigurisë, stabilitetit e prosperitetit. Shqiptarët besojnë në Bashkimin Evropian, në vlerat që ai përfaqëson, si dhe në përkushtimin për zgjerim, por mosnjohja e shtetit të Kosovës është akt që bie ndesh me këtë përkushtim. Dëshirojmë që këto vende të rishikojnë qëndrimet e tyre dhe, gjithashtu, Bashkimi Evropian të heqë sanksionet e vendosura padrejtësisht ndaj shtetit të Kosovës”, tha ai.

Po ashtu, gjatë fjalës së tij, Begaj u nderoi gjithë ata që dhanë shumë për Pavarësinë e Kosovës, duke nisur nga presidenti Ibrahim Rugova, komandanti Adem Jashari, etj.

“Sot e përjetë nderojmë arkitektin e pavarësisë së Republikës së Kosovës, Ibrahim Rugovën, liderin dhe Presidentin historik të Kosovës, dhe Adem Demacin, nderojmë komandantin legjendar Adem Jashari dhe Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, nderojmë gjakun e dëshmorëve dhe sakrificat për një të ardhme në liri të mijëra burrave dhe grave, nderojmë lotët dhe dhimbjet e nenave, nderojmë firmëtarët e pavarësisë”, u shpreh Begaj.

 

#Meritë #përpjekjeve #të #një #populli #që #nuk #dorëzua #kurrë
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button