Aktualitet

Zogaj: Për herë të parë salla me 500 vetë brohoriti emrin e një të arratisuri siç ishte Ismail Kadare

“Për herë të parë në Konferencën e Shkrimtarëve të Rinj në Korçë, një sallë me 500 veta ka brohoritur emrin e një të arratisuri siç ishte Ismail Kadare”, ishte ky kujtimi që ndau mbrëmjen e sotme analisti, Preç Zogaj në emisionin “Opinion” në Tv Klan.

Gjatë fjalës së tij, Zogaj ka treguar më shumë në detaje rreth kësaj ngjarje të bujshme për Shqipërinë e vitit 1990.

Esmeralda Kolaneci: Gjithmonë qëndron tek qëndrimi politik i Ramiz Alisë dhe reagimi i intelektualëve para se të ndodhte protesta e studentëve në datën 8 Dhjetor. Ka pasur dhe një reagim intelektualësh në muajin Nëntor në Korçë që ishte Konferenca e Talenteve të Reja Letrare.

Preç Zogaj: Për herë të parë në Konferencën e Shkrimtarëve të Rinj në Korçë, një sallë me 500 veta ka brohoritur emrin e një të arratisuri siç ishte Ismail Kadare. Nuk kishte ndodhur që të brohoritej emri i një të arratisuri në praninë e Sekretarit të Komitetit Qëndror. Ismal Kadare u brohorit sepse ne e përmendëm sepse e gjithë konferenca po bëhej në shenjën e indiferencës për ikjen e Ismail Kadaresë. Ne thamë që po të kalojë kjo konferencë pa u përmendur emri i atij që ka ikur, do të jetë një trup për të gjithë artistët e rinj. I ndamë detyrat. Mua më ra shorti ta përmend Kadarenë, çfarë kam thënë mbrapa nuk e mbaj mend sepse salla u ngrit dhe përmedi emrin e një të arratisuri.

/a.r

#Zogaj #Për #herë #të #parë #salla #vetë #brohoriti #emrin #një #të #arratisuri #siç #ishte #Ismail #Kadare

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button