Aktualitet
“Pagova borxhet e vëllait”, bosi i klanit “Miri” shkon me sy të lidhur dhe kufje në gjykatë, zbardhet dëshmia –

Shefi i klanit “Miri”, Sammy Miri ka shkuar në gjykatë me syze dhe kufje, ndërsa shoqërohej nga policët.
Oficerët e policisë gjermane të armatosur rëndë ndihmuan të pandehurin Sammy Miri të dilte nga makina ndërsa e çuan në gjykatë.
38-vjeçari, i cili në aplikacionin EncroChat quhej “Wombatsock”, sipas Bild akuzohet për trafikim të paligjshëm dhe importim të drogës.
Miri pranoi trafikun e kokainës që ditën e parë, ndërsa shtoi se drogën e kishte shitur për një bandë shqiptarësh për të shlyer borxhet e vëllait të tij.
Sammy Miri u kap në Turqi dhe u ekstradua në Gjermani, aty ku edhe po gjykohet.
#Pagova #borxhet #vëllait #bosi #klanit #Miri #shkon #të #lidhur #dhe #kufje #në #gjykatë #zbardhet #dëshmia
Java News