Aktualitet

Ndodh në Prishtinë- Sulmon ish-vjehrrin me mjete të forta dhe arratiset me veturë

Derisa po shkonte në shtëpi, një burrë në Prishtinë është sulmuar fizikisht me mjete të forta nga ish-dhëndëri i tij.

“Është raportuar se viktima mashkull kosovar, derisa kishte qenë duke shkuar në shtëpi ishte sulmuar fizikisht me mjete të forta nga ish dhëndëri i tij, i dyshuari mashkull kosovar. Si pasojë e goditjeve viktima ka pësuar lëndime dhe ka pranuar tretman mjekësor në QKUK”, ka njoftuar sot policia.

I dyshuari pas sulmit ishte larguar me veturë nga vendi i ngjarjes dhe gjendet në arrati. Policia tha se njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes për të cilin është njoftuar prokurori.



#Ndodh #në #Prishtinë #Sulmon #ishvjehrrin #mjete #të #forta #dhe #arratiset #veturë
gazetablic.com

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button