Nuk kemi fizikun e skuadrave të tjera –

Pep Guardiola ka folur përpara ndeshjes kundër Njukastëllit. Trajneri i Mançester Sitit është shprehur se ekipi i tij ka bërë disa hapa pas në një kohë kur ekipet e tjerë në kampionat kanë bërë një hap përpara. Sipas tij, problemi i “qytetarëve” është se tashmë lojtarët e kanë humbur zotërimin e topit dhe i duhet të përdorin fizikun e tyre për ta marrë sërish atë.
“Të gjithë ekipet në Ligën Premier kanë bërë një hap përpara, ne kemi bërë disa hapa pas. Gjithmonë kemi qenë kaq në rehati me topin (në zotërim), tani nuk jemi aq shumë rehat kur kemi topin. Pastaj na duhet të përdorim fizikalitetin tonë dhe fizikaliteti jonë nuk është si i skuadrave të tjera”, ka thënë Pep Guardiola./Sport Ekspres/
#Nuk #kemi #fizikun #skuadrave #të #tjera
SportExpress