Aktualitet

Zbulohen 176 bomba të Luftës së Dytë Botërore në një park fëmijësh

Një total prej 176 bombash të Luftës së Dytë Botërore janë zbuluar në parkun e lojërave Scotts Park, Wooler në Angli, gjatë gërmimeve për ndërtimin e një parku të ri.

Dyshohet se zona ka shërbyer si fushë stërvitjeje për Gardën Kombëtare dhe municionet janë groposur pas luftës.

Punëtorët zbuluan një objekt të dyshimtë, i cili u konfirmua më vonë si një bombë. Pas kësaj, Ministria e Mbrojtjes urdhëroi një inspektim të plotë, ku u zbuluan edhe 175 bomba të tjera, shkruan A2 CNN.

Ekspertët treguan se bombat nuk ishin aktive, por përmbanin ende ngarkesë të rrezikshme. “Është e pabesueshme që fëmijët kanë luajtur mbi to për kaq shumë vite”, tha këshilltari Mark Mather.

Gërmimet do të vazhdojnë deri në mes të shkurtit. Kostot e largimit të municioneve do të mbulohen nga Këshilli i Qarkut të Northumberland, pasi ushtria nuk pranoi të ndihmonte. “Ishte zhgënjyese të mos kishim mbështetjen e tyre, por të paktën parku nuk do të humbasë”, shtoi Mather. /A2/



#Zbulohen #bomba #të #Luftës #së #Dytë #Botërore #në #një #park #fëmijësh
gazetablic.com

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button