Life Style

“Gjithçka në botë për mua je ti”/ Letrat me të cilat Dritëro Agolli i shprehte dashurinë gruas së tij, Sadijes! – JavaNews.al

E dashur Sadije, këto radhë jam i dhënë fare pas teje. Jam plot me dashuri e adhurim për ty. Më duket sikur gjithçka në botë për mua je ti. Më në fund gjeta një njeri kaq të mrekullueshëm dhe këto nuk janë fjalë të thëna në erë, duhet t’i dish!”

Këto janë disa rreshta nga dhjetëra letrat që Agolli i ka dërguar partneres së jetës. Nisi të shkruante sapo e njohu e nuk ndaloi asnjëherë. Me kalimet e viteve, kur rrudhat u shiheshin në fytyrë, ndjenjat e artistëve për njëri-tjetrën vetëm shtoheshin. Penën e përdornin sa herë ndjenin mall.

Letërkëmbimet, që vajza e Dritëroit dhe Sadijes i ka ruajtur me nostalgji janë ekspozuar përgjatë muajit shkurt në shtëpinë muze të shkrimtarit, ku interesi për të parë dorëshkrimet dhe sende personale të tij ka qenë i lartë./TCH

#Gjithçka #në #botë #për #mua #Letrat #të #cilat #Dritëro #Agolli #shprehte #dashurinë #gruas #së #tij #Sadijes #JavaNews.al
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button