Aktualitet

Merr pjesë në konferencën e Sigurisë në Mynih! Rama niset drejt Gjermanisë (Axhenda) –

Kryeministri Edi Rama udhëtoi sot drejt Mynihut të Gjermanisë për të marrë pjesë në konferencën e 61-të e Sigurisë në Mynih (MSC) që ka filluar sot në Gjermani, duke sjellë dhjetëra liderë politikë nga e gjithë bota për të diskutuar mbi sfidat më urgjente të botës.

Lajmin e konfirmoi përmes një video mesazhi në facebook ku ndau dhe lajmin për marrjen e eurobondit 650 milionë euro në bursën angleze me normë interesi 5%.

Konferenca vjetore treditore filloi në Mynih, pret mbi 50 krerë shtetesh dhe qeverish dhe rreth 150 ministra nga e gjithë bota.

Në konferencë do të marrin pjesë shumë folës në skenë pas një hapjeje nga presidenti gjerman Frank-Walter Steinmeier. Ata do të fokusohen në sfidat globale të sigurisë, duke përfshirë qeverisjen globale, qëndrueshmërinë demokratike, sigurinë klimatike dhe shumë tema të tjera.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy, nënpresidenti i SHBA-së JD Vance dhe i dërguari special i presidentit amerikan për Ukrainën dhe Rusinë, Keith Kellogg, do të jenë ndër zyrtarët më të lartë që do të marrin pjesë në konferencën e nivelit të lartë.

Përveç bisedimeve të pritshme intensive mbi luftën në Ukrainë dhe planin e paqes të presidentit amerikan Donald Trump për Ukrainën, konferenca do të trajtojë gjithashtu krizën e Lindjes së Mesme, procesin politik të Sirisë, konfliktet në Afrikë dhe tensionet në Azinë Juglindore.

Vance, Zelenskyy, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Mark Rutte dhe presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen gjithashtu do të mbajnë fjalime në konferencë.

Në mesin e folësve të tjerë janë shefja e politikës së jashtme të BE-së Kaja Kallas, Sekretari i Jashtëm i Mbretërisë së Bashkuar David Lammy, ministri i Jashtëm italian Antonio Tajani dhe ministrja e Jashtme kanadeze Melanie Joly.

Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike Rafael Mariano Grossi pritet gjithashtu të trajtojë multipolaritetin bërthamor.

Ministri i Jashtëm kinez Ëang Yi do të marrë pjesë në një sesion të titulluar “Kina në botë”.

Të shtunën, në ditën e dytë të aktivitetit, pritet të zhvillohen debate për gjendjen e rendit ndërkombëtar, si dhe për konfliktet dhe krizat rajonale. E ardhmja e partneritetit transatlantik do të jetë gjithashtu fokusi i ditës së dytë të konferencës.

Aktiviteti do të përfundojë me diskutime mbi rolin e Evropës në botë në ditën e fundit të forumit.

#Merr #pjesë #në #konferencën #Sigurisë #në #Mynih #Rama #niset #drejt #Gjermanisë #Axhenda
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button