Aktualitet

‘Kemi disa kushte të cilat janë të rendësishme për ne’- Flet Duda Balje, tregon se a do t’a përkrahë Qeverinë e re!

Në bazë të rezultateve preliminare, Lëvizja Vetëvendosje, e udhëhequr nga Albin Kurti ka fituar mbi 40 % të votave në nivel vendi, vota këto të pamjaftueshme për të bërë shumicën e nevojshme për të formuar Qeverinë e re.

Por, Kurti pas rezultateve të para nga KQZ, e festoi fitoren në shesh dhe premtoi se ai do t’a formojë Qeverinë e re.

Por si do t’a formojë Qeverinë dhe kush nga deputet do t’a mbështesë?

“Gazeta Blic” ka kontaktuar me deputeten e cila vjen nga pakicat përkatësisht nga Lidhja Socialdemokrate Boshnjake e Kosovës, Duda Balje.

Balje tha se koma nuk e di nëse personalisht ka fituar por s’e kanë disa kushte të cilat janë të rëndësishme për ta si komunitet.

“Unë kam folur për këtë shumë hapur, unë kam disa kushte por hala është herët sepse nuk e kam rezultatin përfundimtar a kam kalu si deputete. Ende se kam asnjë mendim të partisë por kemi disa kushte të cilat janë shumë të rëndësishme për ne. Por momentalisht s’kam cfare te them, akoma skemi marrë vendim si parti” tha Balje për “Gazeta Blic”.

Kujtojmë se procesi i numërimit të votave vazhdon edhe momentalisht pasi i njëjti në këto zgjedhje është shoqëruar me vonesa.

Për momentin Lëvizja Vetëvendosje prin me 40.84% të votave.

Në vendin e dytë qëndron PDK-ja me 22.05% të votave, LDK-ja është e treta me 17.67%, ndërsa AAK-NISMA ka 7.45%.

Bazuar në këto rezultate, LVV do të ketë 47 deputetë, PDK do të ketë 25 sosh, LDK do të marrë 20 dhe AAK-NISMA me 8.

/Gazeta Blic/

 



#Kemi #disa #kushte #të #cilat #janë #të #rendësishme #për #Flet #Duda #Balje #tregon #përkrahë #Qeverinë
gazetablic.com

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button