Aktualitet
Osmani: Zvicra vazhdon të jetë një nga partnerët më të rëndësishëm të Kosovës

Presidentja Vjosa Osmani është takuar sot me homologen e saj të re të Zvicrës, Karin Keller-Sutter.
Në një postim në Facebook, ajo ka thënë se kanë biseduar për thellimin e bashkëpunimit mes dy shteteve.
“Zvicra vazhdon të jetë një nga partnerët më të rëndësishëm të Kosovës, me mërgatën tonë që luan një rol thelbësor në forcimin e bashkëpunimit mes dy shteteve tona”.
“Do të vazhdojmë të punojmë ngushtë me Presidenten Keller-Sutter për ta thelluar edhe më tej partneritetin tonë në fusha të interesit të ndërsjellë, e për të mirën e të dy popujve tanë”, ka thënë Osmani.
#Osmani #Zvicra #vazhdon #të #jetë #një #nga #partnerët #më #të #rëndësishëm #të #Kosovës
gazetablic.com