Aktualitet
Dyshime pse po ndodh para zgjedhjeve për dikë që ka marrë 161 mijë vota –

Deputeti i Partisë Socialiste, Plarent Ndreca, e cilësoi masë “ekstreme” arrestimin e kryebashkiakut Veliaj dhe shprehu habinë e tij për faktin që ndodhi vetëm pak kohë para zgjedhjeve.
I ftuar në “NOW”, Ndreca gjithashtu vlerësoi se ky veprim nuk përmbush kriteret e Kodit të Procedurës Penale për një funksionar të zgjedhur, siç është Veliaj, i cili ka marrë besimin e 161 mijë qytetarëve të Tiranës.
“Deklaratat e KLP-së dhe KLGJ-së mu dukën të papjekura dhe si viktimizim. Ata duhet të jenë të gatshëm për kritika dhe të mbajnë qëndrimin e tyre, pasi çdo ditë kemi kritika ndaj legjislativit dhe ekzekutivit”, tha Ndreca
#Dyshime #pse #ndodh #para #zgjedhjeve #për #dikë #që #marrë #mijë #vota
Java News