Aktualitet

Mbi 20 këmbësorë përplasen “qëllimisht” me makinë, policia gjermane rrethon Mynihun –

Forcat të shumta të policisë rrethuan Mynihun ditën e enjte (13 shkurt) pasi një makinë aksidentoi të paktën 27 persona në qytetin jugor të Gjermanisë.

Policia lokale njoftoi se dy persona janë në gjendje më të rëndë si pasojë e përplasjes nga automjeti.

Makina e vogël “Mini” drejtuar nga një azilkërkues 24-vjeçar nga Afganistani mësohet se iu afrua policëve në patrullim përpara se të rriste shpejtësinë dhe të godiste këmbësorët. Të dëmtuarit ishin në një demonstratë me rreth 1 mijë persona të tjerë të thirrur nga sindikata e punëtorëve.

Guvernatori i Bavarisë, Markus Söder (lex. Zëder), tha se sulmi i orës 10:30 afër stacionit qendror të trenit mund të ketë qenë i qëllimshëm.

Kryeqendra e Bavarisë do të shtojë sigurinë në terren në ditët në vijim, pasi të premten, vetëm 1,5 km nga vendi ku ndodhi sot aksidenti, do të mbahet Konferenca e Mynihut për Sigurinë. Në konferencë pritet të marrin pjesë zv.presidenti amerikan JD Vance dhe presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy.

Emigracioni dhe siguria kanë qenë tema dite në Gjermani kohët e fundit, teksa vendi po përgatitet të shkojë në zgjedhjet e reja federale javën e ardhshme.

#Mbi #këmbësorë #përplasen #qëllimisht #makinë #policia #gjermane #rrethon #Mynihun
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button