Aksident i rëndë në Janinë, humb jetën 32-vjeçari shqiptar, në gjendje të rëndë kunati i tij –

Një 32-vjeçar shqiptar ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti të rëndë në Greqi. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme rreth orës 21:00, në rrugën nacionale Antirrio-Janinë, në afërsi të Evinochorit.
Sipas ‘Protothema.gr’, mësohet se i riu shqiptar tashmë i identifikuar si Kostas Tserikos, ndodhej në makinë bashë me një 26-vjeçar, i cili ka mbetur i plagosur. Siç bën me dije media greke, makina me të cilën ata udhëtonin ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar duke u përplasur me një mur, ndërsa shkaqet e askidentit mbeten ende të paqarta.
Raportohet se fillimisht dy të rinjtë janë dërguar në Spitalin e Messolongut ku u shpall i vdekur 32-vjeçari shqiptar. Ndërsa bëhet me dije i plagosuri është intubuar dhe ndodhet aktualisht në gjendje të rëndë dhe u dërgua në një spital në Patras.
Ndërkohë mësohet se dy të rinjtë me origjnë shqiptare kishin lidhje familjare me njëri-tjetrin, pasi viktima ishte martuar me motrën e 26-vjeçarit të plagosur.
#Aksident #rëndë #në #Janinë #humb #jetën #32vjeçari #shqiptar #në #gjendje #të #rëndë #kunati #tij
Java News