Aktualitet

“U vranë Fadil Nasufi dhe Lulzim Basha”, Dogjani mek së qeshuri Kuvendin me gafa: E bëra kastile…

Deputeti i PD-së, Asllan Dogjani tha sot se 2025 ka nisur me një numër të madh vrasjes, duke i renditur një nga një.

Por teksa lexonte emrat e viktimave, ai ngatërroi emrin e biznesmenit Bujar Nasufi, duke e lexuar Fadil Nasufi, që është deputet i Partisë Socialiste.

Ndërsa të pranishmit shpërthyen në të qeshura dhe i kujtuan gafën, Dogjani kërkoi ndjesë, jo në shqip, por në anglisht: “Sorry, sorry….” (më vjen keq, ndjesë).

Duke vijuar fjalën, teksa të qeshurat e kolegëve vijonin, Dogjani iu drejtua kolegut Nasufi: “Fadil, do të të zgjatet jeta…”.

Por për të devijuar më tej vëmendjen, duke vijuar edhe batutat në parlament, Dogjani jo pa qëllim kujtoi edhe një ‘viktimë’ tjetër.

“Vrasja e Lulzim Bashës…”, tha ai dhe të qeshurat vijuan. Teksa shtoi: “Këtë e thashë për humor…”.

Më tej vijoi fjalën për përkeqësimin e rendit dhe sigurisë në vend, duke kujtuar emrat e disa viktimave.

#vranë #Fadil #Nasufi #dhe #Lulzim #Basha #Dogjani #mek #së #qeshuri #Kuvendin #gafa #bëra #kastile
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button