FC Drita reagon ashpër ndaj Mervan Bejtullahut dhe Gramos Shalës

FC Drita ka postuar një komunikatë të ashpër para pak minutave në drejtim të gjyqtarit kosovar, Mervan Bejtullahu.
Klubi gjilanas e ka cilësuar madje edhe si ‘kamikaz’ Bejtullahun, transmeton Sport.
Sipas tyre, ai nuk e ka kryer punën me nder sot gjatë ndeshjes kundër Dukagjinit.
FC Drita e ka akuzuar rëndë edhe gjyqtarin e katërt, Gramos Shala, duke e cilësuar si “gjyqtar i skandaleve”.
Ata kanë dërguar ankesë në drejtim të FFK-së për Bejtullahun dhe Shalën, duke kërkuar që këta dy gjyqtarë mos të gjykojnë më asnjëherë ndeshje të Dritës.
Bardhekaltrit triumfuan në Kupën e Kosovës kundër Dukagjinit, pas ekzekutimit të penalltive, pasi rezultati në kohën e rregullt ishte 0:0.
/ Sport/
#Drita #reagon #ashpër #ndaj #Mervan #Bejtullahut #dhe #Gramos #Shalës
gazetablic.com