U emërua në rrugë korruptive! Presidenti shkeli ligjin kur e emëroi –

Avokati Idajet Beqiri, i ftuar në studion e ‘Real Story’, komentoi çështjen më sensitive të momentit, atë të kryebashkiakut Erjon Veliaj i cili u arrestua dy ditë më parë. Nga aspekti juridik, avokat Beqiri u shpreh se prokurori Olsi Dado duhet të hiqet menjëherë sepse është marrë jashtë kritereve ligjore dhe në rrugë korruptive.
Sipas Beqirit, nga viti 2005-2008 ai ka ushtruar funksionin e noterit dhe bie në kundërshtim me kriteret dhe ligjin për prokurorinë.
“Olsi Dado duhet të hiqet menjëherë, është marrë jashtë kritereve ligjore, në rrugë korruptive. Ai president e ka emëruar kundër ligjeve.
Një person i tillë që ta futësh në sistemin dhe fushën e prokurorisë, i ka kriteret ligjore dhe në asnjë mënyrë nuk thuhet që do vihen një noter. Ai ka qenë noter nga 2005-2008 dhe nuk plotëson kriterin.
Është akt i pavlefshëm. Merr ligjin për prokurorinë dhe rishikoje. Nuk duhet të futet në sistem. Kjo është qesharake dhe këtë gjë e bëjnë përditë.“, tha avokati.
#emërua #në #rrugë #korruptive #Presidenti #shkeli #ligjin #kur #emëroi
Java News