Sport

Haland luan në qendër që nga fillimi i karrierës, Mbappe është përshtatur aty… –

Mbrëmja e së martës u shënua nga një klasike futbolli në të cilën Real Madridi, pas një përmbysje në fund, mposhti Manchester Cityn me rezultatin 3-2, duke siguruar një avantazh në prag të ndeshjes së dytë në Madrid.

Ata që priteshin më shumë të bënin punën e tyre, u shfaqën në skenë. Haaland shënoi dy gola për Cityn, Mbappe shënoi në anën tjetër. Norvegjezi dhe francezi janë aktualisht dy nga sulmuesit më të mirë në botë dhe pas ndeshjes në Etihad, në studion e CBS disa legjenda futbolli botëror bënë një krahasim mes tyre.

Thierry Henry preferon Mbappe përpara Haland, për një arsye të cilën e ka shpjeguar shumë qartë. “City fitoi shumë nga Haaland. Duhet t’i jepni shumë respekt Haland, por ende nuk mjafton. Mbappe? Ai po përpiqet të luajë si numri nëntë për një vit e gjysmë. Ata e provuan në PSG dhe nuk funksionoi, tani po e provojnë në Madrid.

Haaland ka luajtur në atë pozicion që nga fillimi i karrierës së tij. Mendoj se këta lojtarë vijnë pas Ronaldo dhe Messi. Njerëzit vendosin në pikëpyetje mënyrën sesi luajnë, pasi statistikat e tyre janë madhështore. Për mua është Mbappe më i mirë”, tha Henry. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

 

#Haland #luan #në #qendër #që #nga #fillimi #karrierës #Mbappe #është #përshtatur #aty..
SportExpress

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button