Një gol i dogji skedinën te Manchester City-Real Madrid, Sergio Aguero tregon bastin e tij me 9600 dollarë të vendosura –

Sergio Aguero nuk e fsheh faktin se është “i mbërthyer” nga lojrat e fatit dhe bastet sportive. Ish-sulmuesi ka treguar një parashikim të tijin para ndeshjes mes Manchester City-t dhe Real Madridit. Në fakt nuk ishte një nga ato parashikimet që tregon nuhatjen e këtij lojtari për rezultatin e takimit.
Ishte tërësisht e kundërta, teksa Sergio Aguero kishte zgjedhur që të vendoste një bast disi të çuditshëm. Argjentinasi kishte vendosur 9600 dollarë se në pjesën e parë te Manchester City-Real Madrid do të shënoheshin saktësisht dy gola. Gjërat nuk shkuan ashtu siç pritej teksa pas golit të Haland në minutën e 19, pavarësisht rasteve të pafundme nga Real Madridi, ndeshja do të mbyllej në shifrat 1-0. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/
#Një #gol #dogji #skedinën #Manchester #CityReal #Madrid #Sergio #Aguero #tregon #bastin #tij #dollarë #të #vendosura
SportExpress