Aktualitet

Vrasje me armë zjarri në një lokal në Kosovë, humb jetën 42-vjeçari! –

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të mërkurë në Kosovë.

Mësohet se një 42-vjeçar është qëlluar për vdekje me armë zjarri.

Sipas policisë së Kosovës vrasja ka ndodhur rreth orës 13:50 në një lokal në rrugën “Sala e Hamit Jashari”, në Skënderaj.

Policia njofton se po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit. Ndërkohë që nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes.

“Sot më, 12 shkurt 2025, rreth orës 13:50 policia në Skenderaj ka pranuar informatën për të shtëna me armë zjarri në rrugën ”Sala e Hamit Jashari” në Skenderaj. Sipas informatave fillestare të shtënat kanë ndodhur brena një lokal ku si pasojë e të shtënave nga arma e zjarrit dhe plagëve të pësuara ka humbur jetën viktima mashkull i moshës rreth 42 vjeçar, shtetas i Republikës se Kosovës. Rrjedha hetimore po zhvillohet ne drejtim te identifikimit dhe arrestimit të një personi të dyshuar”, njofton policia..

#Vrasje #armë #zjarri #në #një #lokal #në #Kosovë #humb #jetën #42vjeçari
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button