Aktualitet

VIDEOLAJM / Helena Kadare shkon në GJKKO, kërkon të ndjekë gjyqin për Erion Veliajn –

E veja e shkrimtarit të shquar Ismail Kadare, Helena, është parë në dyert e jashtme të Gjykatës kundër Krimit dhe Korrupsionit mesditën e sotme.

Helena Kadare, së bashku me dy zonja të tjera të moshuara kanë shfaqur interes që të ndjekin seancën gjyqësore ku kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj do t’i komunikohet masa e sigurisë “arrest në burg”.

Seanca për verifikimin e masës së sigurisë për Veliajn ishte parashikuar të zhvillohej në orën 08:30, por ajo u shty për shkak se u shkëput energjia elektrike në gjykatë. Po ashtu avokatët kërkuan kohë të njihen me dosjen në ngarkim të kryebashkiakut dhe për këtë u caktua ora 13:30.

#VIDEOLAJM #Helena #Kadare #shkon #në #GJKKO #kërkon #të #ndjekë #gjyqin #për #Erion #Veliajn
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button