Aktualitet

Takime të ngrohta mes pjesëmarrësve në Lojërat Dimërore Aziatike me rastin e Festës së Pranverës –

U zhvillua në Harbin aktiviteti i shkëmbimeve njerëzore me temë “Lojërat Dimërore Aziatike takojnë Festën e Pranverës”. Në aktivitet morën pjesë rreth 20 sportistë, zyrtarë të delegacioneve sportive dhe gazetarë të ardhur nga Mongolia, Tajlanda, Filipinet, Vietnami, India, Nepali etj., të cilët marrin pjesë në Lojërat e 9-ta Dimërore Aziatike.

Lojërat Dimërore Aziatike janë një arenë sportive që nxit shkëmbimet mes qytetërimeve të ndryshme, kurse Festa e Pranverës është një ngjarje shoqërore për festimin e Vitit të Ri Kinez.

Në prag të Festës së Fenerëve ,të ftuarit e huaj fillimisht ndoqën këngë dhe valle Yangge dhe më pas, nën shoqërimin e muzikës së gëzuar, morën pjesë në shfaqje duke kërcyer së bashku me artistët kinezë.

Në vazhdim të ftuarit e huaj provuan trashëgiminë jomateriale kineze si pikturat e akullit, pikturat prej sheqeri, pikturat me kashtë gruri, letërprerjen etj., Gjithashtu shijuan dardhën dhe hurmën e ngrirë, si edhe bënë Yuanxiao

#Takime #të #ngrohta #mes #pjesëmarrësve #në #Lojërat #Dimërore #Aziatike #rastin #Festës #së #Pranverës
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button