Ndërpritet seanca ndaj Veliajt, rinis në orën 13:30! Avokatët kërkojnë të lexojnë 66 fashikujt hetimorë –

Është ndërprerë seanca në GJKKO ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj. Burime për Klan News bëjnë me dije se seanca do të rifillojë në orën 13:30, pasi avokatët kanë kërkuar të njihen me dosjen.
“Avokatët kanë kërkuar të lexojnë 66 fashikujt hetimorë deri në këtë fazë”, raporton gazetarja Glidona Daci.
Në ambientet e Gjykatës së Posaçme po shqyrtohet masa e sigurisë edhe ndaj bashkëshortes së Veliajt, Ajola Xoxa dhe biznesmenëve të tjerë.
Ndërkohë, kryeministri Edi Rama është i pranishëm në një dëgjesë me grupin parlamentar të PS-së, ku po flet jo vetëm për çështjen “Veliaj”, por edhe me atë çfarë po ndodh aktualisht me institucionet e drejtësisë.
#Ndërpritet #seanca #ndaj #Veliajt #rinis #në #orën #Avokatët #kërkojnë #të #lexojnë #fashikujt #hetimorë
Java News