Aktualitet

FBI-ja ka zbuluar dy mijë e 400 dokumente të reja lidhur me vrasjen e Kennedy-t

FBI-ja ka njoftuar të martën se ka zbuluar 2,400 dokumente të reja lidhur me vrasjen e ish-presidentit amerikan John F. Kennedy dhe po punon për t’i transferuar ato te Arkivat Kombëtare për deklasifikim.

Kjo gjë vjen pas urdhrit ekzekutiv të Presidentit Trump muajin e kaluar për të liruar mijëra skedarë.

Jefferson Morley, redaktor i blogut JFK Facts, tha se kjo gjë “tregon që FBI-ja seriozisht synon të jetë transparente” dhe me këtë vendos precedent që edhe agjencitë e tjera të dorëzojnë dokumente.

Plani për lirimin e dokumenteve është dorëzuar, por nuk ka detaje për kohën.



#FBIja #zbuluar #mijë #dokumente #të #reja #lidhur #vrasjen #Kennedyt
gazetablic.com

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button