Aktualitet

Guardiola: Real Madrid është një skuadër e jashtëzakonshme, do ta kemi të vështirë

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, është prononcuar pas humbjes nga Real Madrid me rezultat 2 me 3.

“Unë e di cilësinë e Real Madridit. Ne e morëm lojën në pjesën e dytë dhe u përpoqëm të sulmonim shumë shpejt. Përmbysja ndodhi sepse ata [Real Madrid] janë një ekip i jashtëzakonshëm.

Nëse Jack Grealish dhe Manuel Akanji do të jenë të aftë për ndeshjen e dytë: “Nuk e di”.

Për ndeshjen e dytë: “Sigurisht që tani është e vështirë. Duhet të rikuperohemi. Mendoj tani për Newcastle dhe pastaj të shkoj në Bernabeu.”

/ Sport/



#Guardiola #Real #Madrid #është #një #skuadër #jashtëzakonshme #kemi #të #vështirë
gazetablic.com

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button