Aktualitet

Arrestimi i Erion Veliajt, deputetët e PS në mbështetje të kryebashkiakut në ceremoninë e 105-vjetorit të Tiranës kryeqytet –

Të gjithë deputetët socialistë të Tiranës, por edhe figura të rëndësishme nga radhët e PS-së, kanë marrë pjesë në ceremoninë e organizuar nga Bashkia e Tiranës në kuadër të 105-vjetorit të Tiranës kryeqytet, duke shprehur mbështetjen e tyre për kryebashkiakun Erion Veliaj.

Krahas kryeministrit Edi Rama, në këtë event ishin të pranishëm: Fatmir Xhafaj, Ogerta Manastirliu, Taulant Balla, Ermonela Felaj, Petro Koçi, Blendi Gonxhe, Albana Koçiu, Adea Pirdeni, Igli Hasani si dhe shumë deputetë të tjerë të Partisë Socialiste.

Mbështetja e fortë nga eksponentët kryesorë të PS-së tregon një unitet të plotë në radhët e socialistëve për vizionin e zhvillimit të Tiranës, duke vijuar reformat dhe projektet e nisura për një kryeqytet edhe më dinamik në të ardhmen.

#Arrestimi #Erion #Veliajt #deputetët #në #mbështetje #të #kryebashkiakut #në #ceremoninë #105vjetorit #të #Tiranës #kryeqytet
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button