Cakolli: 12 mijë votat nga diaspora nuk mund të kenë ndryshime në proces zgjedhor

Eugen Cakolli nga Demokracia në Veprim tha se 12 mijë votat nga diaspora nuk mund të kenë ndryshime në proces zgjedhor.
“Në bazë të rezultateve paraprake që janë publike nga KQZ, LVV nuk mund të ketë më shumë se 47 mandate në këtë rezultat që e kanë por duke e ditur që kemi përafërisht edhe 95 mijë vota të paktën në lojë, atëherë janë në pyetje edhe deri në tre mandate tjera të cilat mund të ndryshojnë në varësi të rezultateve që prodhon sidomos votimi jashtë vendit. Përshkak se në mesin e 12 mijë votave të diasporës ato nuk prodhojnë asnjë ndryshim përshkak se në secilin proces zgjedhor ato me plus minus 1% dallim kanë ndjekur trendin e njëjtë sikur në vendet e votimit të rregullta”, tha Cakolli.
Ai gjithashtu vuri në dukje se refuzimi i Listës Serbe për ta votuar qeverinë mund ta dërgojë vendin në një ngërç kushtetues.
“Me qenë se ende nuk është e qartë se Lista Serbe do të ketë nëntë apo dhjetë mandate. Skenari kur Lista Serbe fiton dhjetë mandate dhe pastaj refuzimi i Listës Serbe për ta votuar qeverinë do të mund të fuste vendin në ngërç kushtetues përshkak se përcaktimet aktuale kushtetuese thonë se qeveria duhet të ketë të paktën një ministër nga radhët e komunitetit serb. Nëse i njëjti nuk është deputet nga radhës e partisë që ka shumicën për votimin e tij duhet votim paraprak nga deputetët e grupit parlamentarë”, tha Cakolli. /RTV21
#Cakolli #mijë #votat #nga #diaspora #nuk #mund #të #kenë #ndryshime #në #proces #zgjedhor
gazetablic.com