Nuk ka flagrancë –

Gjatë eventit të 105 vjetorit të shpalljes së Tiranës kryeqytet, kryeministri Rama mbajti fjalën e tij përpara të pranishmëve.
Rama u shpreh se nuk ka një hetim për korrupsion, por ka një hetim ndaj një personi ku nuk është hetuar akuza por jeta e Veliajt.
“Nuk dua të sjellë shembuj nga Europa, por dua të them që paraburgimi i personave të zgjedhur është një fenomen swiss generised me të cilin ballafaqohemi ne këtu. E përsëris që ne nuk kemi asnjë diskutim në domosdoshmërinë për ta vazhduar luftë kundër korrupsionit. Sot gjendemi para një çështje ku nuk kemi një hetim për korrupsion, por kemi hetim për një person, nuk është hetuar akuza por personi. Jeta e një njeriu si rezultat i një novele anonime të depozituar në shkurt të vitit të kaluar. Më vjen keq dhe nuk e pretendoj që në këtë që të them të jem neutral apo i zhveshur nga interesi sepse ne fund të fundit jam udhëheqës dhe e kam të pamundur mos të lidh faktin që përndizet një situatë, zhvillohet një linçim publik dhe pastaj bëhet një heqje 3 muaj përpara zgjedhjeve. Për mua kjo nuk është normale, nuk ka një flagrancë, nuk ka një krim përpara të cilit reagimi do ishte i menjëhershëm. Ka një hetim për jetën e kryetarit të Bashkisë. Dyshimi i arsyeshëm është që është jashtë shinave të Kushetueses së Shqipërisë. Sfida është që pavarësia e arritur duhet të garantohet nga profesionalizmi, standarti dhe garancitë për të gjitha liritë dhe të drejtat e kujtdo.”
#Nuk #flagrancë
Java News