Sport
5 gola në 3 ndeshje! Ndryshon hierarkia e sulmit te Juventusi, Kolo Muani e nis titullar në Champions League –

Juventusi po vuante shumë për gjetjen e një sulmuesi. Bardhezinjtë po hasnin probleme të mëdha me Vlahovic që kishte një problem të madh me nuhatjen e golit. Por duket se ky problem është zgjidhur te bardhezinjtë pas afrimit të Kolo Muani.
Ky i fundit ka një ritëm të frikshëm te bardhezinjtë. Ai ka shënuar në tre ndeshjet e para me fanellën e Juventusit duke arritur në kuotën e 5 golave në 3 takime. Kështu hierarkia e sulmit ka ndryshuar te ekipi italian, ndërsa francezi pritet që të luajë titullar në Champions League në takimin e sotëm ndaj PSV. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/
#gola #në #ndeshje #Ndryshon #hierarkia #sulmit #Juventusi #Kolo #Muani #nis #titullar #në #Champions #League
SportExpress