Tech
Përkrahte ISIS, Apeli le në fuqi dënimin me 2 vjet e 8 muaj burg për Ibrahim Lekicën

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka lënë në fuqi dënimin me 2 vjet e 8 muaj burg për Ibrahim el Salih Lekica, për nxitje dhe propagandë për kryerjen e akteve terroriste.
56-vjeçari nga Kukësi u arrestua në 2022 pasi në rrjetin e tij social Facebook kishte bërë postime pro ISIS dhe luftës së xhihadit duke e konsideruar si legjitim krijimin e të ashtuquajturit Shteti Islamik i Irakut dhe udhëheqësit e tyre.
Gjatë marrjes në pyetje, ai është shprehur i penduar për postimet e bëra në rrjetet e tij sociale dhe nuk i ka konsideruar ato si propagandë apo për të nxitur akte terroriste.
/a.r
#Përkrahte #ISIS #Apeli #në #fuqi #dënimin #vjet #muaj #burg #për #Ibrahim #Lekicën