Aktualitet

Trump i cakton një detyrë të re Richard Grenell-it –

Presidenti Donald Trump ka emëruar Richard Grenellin si Drejtor Ekzekutiv të Përkohshëm të Qendrës për Artet Skenike John F. Kennedy në Uashington, shkruan A2 CNN. Ky vendim pason shpalljen e Trump-it se ai do të marrë rolin e kryetarit të bordit të Qendrës Kennedy, duke shkarkuar disa anëtarë të bordit aktual, përfshirë kryetarin David Rubenstein.

Në një postim në rrjetin social Truth Social, Trump deklaroi: “Kam kënaqësinë të njoftoj se Ric Grenell do të shërbejë si Drejtor Ekzekutiv i Përkohshëm i Qendrës Kennedy. Ric ndan vizionin tim për një epokë të artë të arteve dhe kulturës amerikane dhe do të mbikëqyrë funksionimin e përditshëm të Qendrës. Nuk do të ketë më shfaqje me “drag queen” apo propagandë anti-amerikane — vetëm më të mirat. Ric, mirë se vjen në show business!”.

Grenell, një aleat i ngushtë i Trump-it, ka shërbyer më parë si ambasador i SHBA-së në Gjermani dhe si Drejtor i Përkohshëm i Inteligjencës Kombëtare. Së fundmi, ai ishte i dërguari i posaçëm i Trump-it për misione speciale, duke përfshirë negociatat për lirimin e gjashtë amerikanëve të ndaluar në Venezuelë.

Qendra Kennedy, e cila merr financim federal, është një nga institucionet kryesore të artit në SHBA dhe ka pasur prej kohësh mbështetje dypartiake. Ndryshimet e fundit në udhëheqjen e saj kanë ngjallur diskutime mbi politizimin e mundshëm të institucioneve kulturore.

#Trump #cakton #një #detyrë #të #Richard #Grenellit
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button