Aktualitet
Parlamentaret në Kosovë/ Përfundon numërimi i votave, Vetëvendosja udhëheq me rreth 41% –

Numërimi i votave pas zgjedhjeve të djeshme në Kosovë ka përfunduar, ndërsa sipas KQZ partia e parë është Vetëvendosja që ka grumbulluar rreth 41% të votave totale.
Në vendin e dytë renditet PDK me 22.16% të votave dhe pas saj LDK me 17.6%.
Në vendin e katërt renditet AAK me 7.46%, ndërsa partia e serbëve në Kosovë, Lista Serbe, ka arritur të grumbullojë 4.43% të votave.
Sakaq, pritet që të nisë numërimi i votave të diasporës, e cila ka votuar në kutitë e vendosura në ambasada dhe konsullata, si edhe votat e dërguara me postë.
#Parlamentaret #në #Kosovë #Përfundon #numërimi #votave #Vetëvendosja #udhëheq #rreth
Java News