Vota e Diasporës/ Shtyhet për nesër mbledhja te Ligjet, Alibeaj ‘thumbon’: Dy vëllezërit siamezë po bëjnë pazarin e radhës

Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut nuk mundi t’i mbyllte punimet e tij në mbledhjen e sotme (10 Shkurt).
Mbledhja u shty për ditën e nesërme dhe shkak u bë mungesa e deputetit demokrat Oerd Bylykbashi, i cili nuk mundi të vinte dot.
Sot priten të diskutoheshin ndryshimet e rëndësishme në Kodin Zgjedhor për votën e Diasporës për zgjedhjet parlamentare të 11 Majit, të nevojshme për të finalizuar këtë proces për zgjedhësit jashtë Shqipërisë, teksa me akt normativ Qeveria ka shtyrë edhe afatin e skadimit të dokumenteve biometrike.
Gjatë kësaj mbledhje, deputeti i partisë së re politike ‘Djathtas 1912’, Enkelejd Alibeaj, nuk e kurseu ironinë me dy përfaqësuesit politikë të PS-PD për ndryshimet në Kod, Damian Gjiknurin dhe Oerd Bylykbashin.
“Dy vëllezërit siamezë nuk e paskan gjetur gjuhën sot. Po bëjnë pazarin e radhës!”, u shpreh ligjvënësi gjatë diskutimit të shkurtër në Kuvend.
#Vota #Diasporës #Shtyhet #për #nesër #mbledhja #Ligjet #Alibeaj #thumbon #vëllezërit #siamezë #bëjnë #pazarin #radhës
Java News